Shkrimtarja Laureta Petoshati, gjatë një lidhje në Skype për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka folur për projektin që kundërshtohet nga shoqëria civile e cila transformon “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.
Sipas Petoshatit, kryeministri Edi Rama po shkatërron “Sheshin e Flamurit” dhe në vend të saj do të ndërtojë stacion autobusi. Gjatë fjalës së saj, Laureta Petoshati thekson se për këtë ndryshim nuk është pyetur asnjë qytetar në Vlorë dhe gjithçka po bëhet pa transparencë.
“Sheshi i Flamurit është zemra e kombit, është vendi ku kanë ndodhur ngjarjet më të mëdha kombëtare, është vendi ku është shpallur Pavarësia pas 500 vitesh. Mos ishin këta burra të shquar ne do të kishim mbetur pa shtet si kurdët, pra është ngjarja më e madhe pas 500 vitesh robërie. Këtu nuk ishte vetëm Ismail Qemali, por ishin burrat më të shquar të kombit tonë, nga jugu në veri, nga Kosova, Mitrovica, Presheva, maqedonia nga Camëria nga të gjitha trojet shqiptare”, u shpreh fillimisht Laureta Petoshati.
Këtu janë hequr 4 topat që u ndërtuan në vitin 1922 që simbolizonte 10 vjetorin e pavarësisë kombëtar. Është bërë një vit pas ardhjes Justin Godallit pas luftës së Vlorës, Shqipëria u njoh si shtet. Ato 4 topat përfaqësojnë 4 vilajetet por më shumë ato përfaqësojnë 4 botë shqiptare që janë rreth një zemre që është sheshi i flamurit, kjo është historia jonë. U hoqën këto 4 topa pa dashurinë dhe vullnetin e njerëzve, ata i hoqën me dhunë duke thënë se do të zhvendosen nga një vend në tjetri. Qytetarët i besuan Ramës gjatë fushatës elektorale i cili tha se sheshin do ti kthej qytetarëve dhe kjo gjë u bë dhe de jure në këshillin bashkiak, pastaj gjithçka ndodhi në fshehtësi. Këtu nuk është pyetur asnjë arkitet pasi ne mendonim se do të bëhej një projekt i BE.
Unë kur kam ardhur në Vlorë pashë sikur ka gjetur një thikë pas shpine, askush nuk e dinte cfarë do të bëhej, gjithçka në një heshtje dhe fshehtësi. Është gabim i madh të besosh kur nuk ke projekt të shpallur dhe deputet e Vlorës i kam pyetur ata thonë do ta shikoni do të bëhet dicka e bukur por pa transparencë. Hoqën piedestalin, ngjarja më e vecuar në histori që vallëzonim dhe këndonim. Ky shesh ishte model frymëzimi. Kjo është fshirja e kujtesës historike të Vlorës. Ne vlonjateve mund të na lësh pa bukë, por pa ndërgjegje kombëtare ne nuk na lë dot. Prandaj kryeministri duhet të mbajë fjalën mos i bëjë gjërat fshehurazi. Vlora nuk ëhstë projekt i një njeriu por i shumë brezave që kanë dhënë gjakun. Rama ka debulesë për ta grabitur Vlorën, dmth këtë shesh nuk e grabiti dot Italia fashiste por sot vjen Rama vjen dhe gllabëron për të zhdukur cdo gjë këtu. Unë do të vazhdoj të protestoj sepse ky ëhstë pushtim, dukur bëheshin me pushkë tani bëhen kështu, ku e dimë ne kush është ai investitor strategjik, pa pyetur njerëzit”, tha Petoshati.
Protesta e radhës në “Sheshin e Flamurit” do të jetë ditën e enjte në orën 17:00.
…
/faxweb
