Skip to content

Alternime kthjellimesh dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e mërkurë do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe në pasdite shtim gradual të vranësirave. Në veriperëndim në orët e mbrëmjes vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 18°C

në zona e ulëta 8 deri 22°C

në zona bregdetare 9 deri 22°C