Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, për situatën gjatë muajit të Ramazanit.
Në njoftimin e zyrës izraelite për media theksohet se ministri Gantz i tha presidentit Abbas se “Ramazani duhet të jetë një muaj paqeje dhe qetësie, jo një periudhë e shqetësuar nga terrorizmi”.
Duke kujtuar se 11 izraelitë kanë humbur jetën gjatë sulmeve në dy javët e fundit, Gantz shtoi se Izraeli “do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar sulmet e mundshme dhe për të mbrojtur qytetarët e tij”.
Gantz gjithashtu falënderoi presidentin palestinez për dënimin e sulmit të armatosur në Tel Aviv dhe tha se Izraeli është “i gatshëm të rrisë masat e tij civile gjatë Ramazanit, duke marrë parasysh situatën e sigurisë”.
Izraeli është i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Al-Kudsin lindor me fillimin e Ramazanit.
Sulmet, të cilat ndodhën në qytete të ndryshme izraelite nga 22 deri më 29 mars, duke vrarë gjithsej 11 izraelitë, kanë rritur tensionet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor.
Burimi: AA