Kandidati i Partisë Demokratike, Bill de Blasio, është rizgjedhur kryebashkiak i qytetit amerikan të New Yorkut.
Sipas informacioneve jozyrtare, De Blasio mori 65 për qind të votave duke fituar mandatin e tij të dytë katërvjeçar. Rivalja e tij më e madhe, Nicole Malliotakis, nga Partia Republikane, fitoi 28 për qind të votave.
Përkundër faktit se demokratët janë kryesisht të vendosur në New York, republikanët e kishin deri në viti 2013. Bill de Blasio është demokrati i parë i cili, pas 20 vjetësh, fitoi garën për pozitën udhëheqëse në atë siç njihet “Molla e madhe”.
De Blasio propozoi rritje taksash para disa ditësh për të rikthyer dhe rindërtuar hekurudhat e vjetra të metrosë të lëna në harresë në qytet. Ai gjithashtu propozoi taksa më të larta për ata që fitojnë më shumë se 500 mijë dollarë në vit. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re