Skip to content

9 operacione në trup, rrëfimi tronditës i 12 vjeçarit: Këtu unë do të vdes, nuk kam më shpresa!

“Unë jam Kristi. Vij nga fshatrat e Durrësit… Jam shumë sëmurë. Kam bërë operacione (qan)… 4 i kam bërë tek barku, të tjerat i kam bërë tek koka.

Këto fjalë tronditëse vijnë nga një fëmijë 12 vjeçar. Kristi u prek nga një sëmundje e rëndë tre vite më parë  e që nga ajo kohë ka qenë nën diktatin e dhimbjeve të përditshme, të vuajtjeve të paimagjinueshme.

“Më merr frika kur shkoj tek spitali, kam shumë dhimbje… (qan me dënesë). Kam mbetur shumë prapa me shkollën, kam shumë qejf të shkoj por nuk mundem, këmbët më dhembin shumë.

Dëshira ime më e madhe është të shërohem, të shkoj në shkollë si të gjithë shokët e mi, të luaj me vëllanë edhe unë… sepse kam qejf të luaj, por s’mundem.”-tregon vogëlushi mes lotëve.

Kristi ka kryer deri më tani 9 operime, por komplikacionet e sëmundjes vijojnë t’ja rrezikojnë jetën. Është tepër e dhimbshme kur ky vogëlush tregon për “Shqiptarët për Shqiptarët” se në Shqipëri e di që nuk ka shpëtim. Edhe më trishtues, është momenti kur ai na rrëfen se frika e ka kapluar… një fëmijë që lutet për jetën e tij.

“Sot erdhëm për të bërë analiza e eko. Por këtu sa vij kot, sepse në Shqipëri unë nuk kam shërim. Nëse qëndroj këtu unë mund të vdes, nuk kam më shpresa këtu, fare.

Jashtë shtetit s’mundet të ikim dot, se ne nuk kemi lekë. Kam shumë mundësi të vdes (qan me dënesë) Kam shumë frikë, Elvis Naçit, shumë i lutem të gjithëve, jam shumë sëmurë, s’mund t’i duroj dot më dhimbjet, ju lutem… (qan)”-e përmbyll rrëfimin 12 vjeçari.