Skip to content

Helikopteri sulmues turk bëhet pjesë e inventarit të Forcave Ajrore të Filipineve

Dorëzimi i parë jashtë shtetit i T129 ATAK të Turqisë, një helikopter i avancuar sulmues dhe zbulimi taktik, iu bë Forcave Ajrore të Filipineve.

Me një ceremoni në bazën ajrore kolonel Jesus Villamor që ndodhet në kryeqytetin Manila, dy helikopterë ATAK dhe një avion transporti taktik Airbus C-295 hynë në inventarin e Forcave Ajrore.

Helikopterët u dorëzuan në Filipine më 3 mars.

Delfin Lorenzana, sekretari i Mbrojtjes Kombëtare të Filipineve tha në ceremoni se kjo është një “ditë e mrekullueshme” për Forcat Ajrore Filipine.

Filipinet po ristrukturojnë flotën dhe helikopteri ATAK do të mbështesë luftën e vendit kundër terrorizmit, tha ai.

“Jam shumë i lumtur që ëndrra e Forcave Ajrore të Filipineve po realizohet, por para nesh është ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe të pajisim plotësisht shtëpinë tonë”, tha Lorenzana.

Kreu i Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Ismail Demir tha se me memorandumin e bashkëpunimit për industrinë e mbrojtjes (MM) të nënshkruar midis presidencës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Filipineve, bashkëpunimi në këtë fushë ka arritur në nivel ndërshtetëror.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 2017 në Stamboll.

Ai theksoi se kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes bëhen lojtarë globalë me sistemet dhe produktet e tyre të dëshmuara.

Industria turke e mbrojtjes ka eksportuar deri më tani automjete të blinduara, municion, pistoletë dhe dylbi për shikim natën.

Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për gjashtë helikopterë ATAK në vitin 2020.

I zhvilluar me kapacitete kombëtare për plotësimin e nevojave për helikopter sulmues të Forcave të Armatosura Turke (TSK), ATAK shquhet si helikopteri sulmues më efektiv në klasën e tij.

T129 ATAK është një helikopter i gjeneratës së ardhshme, tandem dhe me dy ulëse, me dy motorë, i projektuar posaçërisht për sulm dhe zbulim.

Që nga dorëzimi i parë i ATAK në TSK në vitin 2014, deri më tani janë prodhuar më shumë se 70 njësi.

ATAK, i cili mund të fluturojë 3 orë dhe ka një peshë ngritjeje prej 5 tonësh, kryen me sukses detyra të tilla si sulmi, angazhimi preciz, zbulimi i armatimit, mbështetja e armatosur, mbrojtja e armatosur, shkatërrimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe luftimi në zonat e banuara.
Burimi: AA