Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor, Lezhë-Milor në zonën e Markatomaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete të përplasura me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident. Ata janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
