Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 53 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Prill 2022)Raste të reja ditore 53Të shëruar në 24 orë 53Të shtruar në spitale 12Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1075
Testime totale 1,784,345Raste pozitive 274,108Raste të shëruara 270,155Raste Aktive 461Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 251Vlorë 56Fier 45Gjirokastër 29Elbasan 21Korçë 15Berat 14Durrës 12Kukës 6Shkodër 6Lezhë 6
