Femi Perri, president i Federatës Kombëtare të Gjuetisë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për 7 vite moratorium në gjueti.
Perri tha se ky vendim ka shkatërruar faunën pasi nuk solli asgjë pozitive duke theksuar se disa shpendë janë drejt zhdukjes së plotë.
“Si fillim mbase do të ishte e domosdoshme jo memorandum që do të thotë ndalim i përkohshëm i aktivitetit të gjuetisë jo kaq gjatë dhe kaq shumë vite. Ndoshta viti i parë dha pak rezultate por kishte mbështetjen e komunitetit të gjahtarëve. Ne na gënjyen na thanë që kemi dy vite moratoriumin dhe na thanë që do të hapet gjuetia. Nga viti i dytë dhe deri në vitin e 8-të që jemi tani ka vetëm shkatërrim. Ne jemi një organizatë jofitimprurëse, ne në plan të parë kemi ruajtjen dhe dua të di përse u shkatërrua kjo pasuri publike gjatë këtyre 7 viteve. Nuk solli asnjë të re as një anë pozitive. Jo vetëm në nuk shtoi por edhe pakësoi faunën.
Ne si grup interesi nuk na ka pyetur njeri. Si mund të shpallësh moratoriumin gjuetie dhe të shkrish drejtoritë e shërbimit pyjor, të shkrish inspektorët e policisë dhe gjithë kjo pasuri kombëtare është si mall pa zot. Ne në Shqipëri na mungojnë speciet, sic janë fazani, fëllëza e fushës, në limitet e fundit drejt fëllëzës së malit. Tani ka një përhapje gjeografike të restoranteve mishi i kafshëve të egra. Këto kafshë dhe shpendë i gjuajnë kontrabandistët e gjuetisë që gjuajnë pa leje. Ky memorandum ka sjellë vetëm një gjë: të ligjshmin e ka bërë të paligjshëm, kurse të paligjshmi ka gjetur parajsën”, tha Perri.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
