
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” moderuar nga Aulon Kalaja në “Fax News” ku ka folur për situatën brenda selisë blu.
Genc Pollo kërkon që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i ri i PD-së dhe në këtë mënyrë t’i vendoset një herë e mirë “kapaku” për debatin e brendshëm.
“Për debatin e brendshëm unë nuk kam marrë pjesë në këto polemika sepse nuk dua të ndahem në dy kampe. Unë kam ndjekur procesin e zgjedhjeve në njësinë nr.5 në Tiranë dhe aty ka ecur shumë mirë. PD ka pasur probleme me saktësinë e anëtarëve demokratë. Shoqërua po beson tek PD që ka një anëtarësi të madhe, ka anëtarësime të reja pas kuvendit më 11 dhjetor. Aty nisi gjithçka. Ky proces për të mirë të opozitës duhet të ketë një kapak sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo punë duhet të marrë drejtimin sa më shpejt dhe të përcaktohet organet drejtuese. Kjo situatë brenda PD-së dua që mos shtyhet më pasi ka shumë anë negative. Është zgjatur më shumë se ç’duhet. Nuk duhet të shtyhet akoma edhe më shumë”, tha Pollo.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
