Skip to content

Pse Serbia dha votë anti-ruse në OKB?

Presidenti serb Vuçiç shpjegoi votën pro të Serbisë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Një ‘goditje bërthamore’ po rri pezull mbi Serbinë në çdo moment, dhe ato janë sanksione kundër Serbisë dhe ndalimi i rrugës sonë evropiane”, tha ai.

Ai kujtoi dhe njëherë vendimin e BE-së se Serbia mund të importojë naftë vetëm deri më 15 maj, por atëherë çmimi do të jetë trefish më i shtrenjtë.

Ai kujtoi dhe njëherë se Serbia është e vetmja në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.