Skip to content

Sherr gjatë natës në një lokal në Pogradec/ Plagoset 47-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Mësohet se ai është qëlluar me sende të forta nga një 49-vjeçar, për motive të dobëta.

Mësohet se i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit dhe më pas u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr. 3, Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin L. D. 47 vjeç, banues në Pogradec, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb