Skip to content

Operacion i madh në Vërmicë/ Pritet arrestimi i 60 policëve, 20 nga Kosova dhe 40 nga Shqipëria

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Vërmicë, ku deri tani janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

 

Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas mediave kosovare pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.

 

Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

 

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në komunikatën e IPK-së.