8 prill Sistemi i ujësjellës – kanalizimeve i Beratit nga një rrjet i viteve 1970 tejet i amortizuar, pritet që brenda këtij viti të transformohet në 44 kilometra rrjet të ri shpërndarës dhe 11.5 km linjë kryesore dhe dytësore.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve bëri të ditur se nga investimi që po kryhet përfitojnë 64 mijë banorë të këtij qyteti.

“24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 64.000 banorë. Rrjeti i ujësjellësit të Beratit, një investim i nevojshëm prej dekadash, transformon rrënjësisht sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në këtë bashki”, bën të ditur AKUM.

Impakti i këtij investimi lidhet me përmirësimin e sasisë së ujit për frymë. Ky investim, vjen si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake II-III, me financimin e qeverisë shqiptare, qeverisë gjermane(kfW) , Bashkimit Europian dhe qeverisë zvicerane(SECO).

Në kuadër të këtij investimi janë instaluar 4950 ujëmatës.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/04/277754305_302505752058858_5791673498982120520_n-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/04/277785050_302505758725524_7706738808362045909_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re