Skip to content

Iu dha një shans i dytë për të jetuar! Historia e gruas që ndihmon nevojtarët e të moshuarit

Shansin e saj të dytë në këtë botë, kjo nënë ka zgjedhur që të mos e çojë dëm. Kjo është historia e Debora Orler, një nëne që del rrugëve të qytetit të saj për të ndihmuar me ushqime, veshje e shumëçka, nevojtarët, të pastrehët, të moshuarit e cilindo që ka nevojë për ndihmë

Në vitin 2019 ajo ishte e shtruar në spital për shkak të një sëmundje në zemër. Fatmirësisht mundi të bëjë një transplant dhe që nga ajo kohë vendosi që shansin për një ‘jetë të dytë’ të mos e hedhë tutje pa bërë vepra të mira. Paratë që komuniteti mblodhi për shërimin e saj, ajo i përdori për të blerë 450 dyshekë për njerëzit e pastrehë në qytet.

“Jeta nuk është e pashpresë, sado të errëta apo të vështira mund të duken ditët. Në fakt ka përherë një rrugë dhe unë jam provë e këtij fakti.”-tregoi gruaja.

Ajo së bashku me një sërë vullnetarësh kanë krijuar një rrjet të tërë bamirësie, duke nisur nga produktet e higjienës personale, deri tëk dhënia e veshjeve e gatitja e vakteve ushqimore.

Një prej nevojtarëve që shpesh ka marrë vakte ushqimi nga Debora, tha këto fjalë për median amerikane.

“Jo vetem që na sjell veshmbathje e ushqime, madje edhe për kafshët, por gjithashtu edhe dashamirësi. Debora është bërë një mikeshë për ne”

Edhe pas transplantit, media amerikane raporton se 56 vjeçarja ka ende probleme serioze të shëndetit. Pavarësisht kësaj, ajo ka vendosur që ditët e saj t’i vejë në shërbim të të tjerëve.

“Nëse është gjëja e fundit që unë bëj në këtë jetë, do të jetë që të dal e të bëj mirë”-përfundoi Debora, 56 vjeçe.