Skip to content

Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës dhe t’i besojë postin e ministrit? Deputeti i PS flet për Kongresin që mbahet ditën e nesërme

Deputeti i PS, Laert Duraj ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës ku ka folur lidhur me Kongresin që partia Socialist do të mbajë ditën e nesërme, për të miratuar ndryshime në statut.

I pyetur lidhur me ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, Duraj tha se diçka e tillë nuk pritej të ndodhë pasi kishte një vlerësim të mirë për punët e qeverisë Ndër të tjera, mohoi se Rama mund t’i besonte një post ministror ditën e nesërme.

Pyetje: Do ketë ndryshime në kabinetin qeveritar?

Duraj: Në gjykimin e kryeministrit, por edhe në gjykimin tonë si grup parlamentar, puna e qeverisë është e mirë, kështu që nuk besoj të kemi surpriza për ndryshime në lidhje me kabinetin qeveritar.

Pyetje: Jeni përfolur si një prej emrave kandidatë për post ministror?

Duraj: Nuk e kam dëgjuar me thënë të drejtën, ndoshta profili nga një kompani siç është Posta Shqiptare mund të krijojë aludime të tilla, por deri tani nuk ka diçka të tillë.

Pyetje: Çfarë është përcaktuar të ndodhë ditën e nesërme?

Duraj: Propozimet kanë kaluar dhe nismat kanë të bëjnë me rritjen e efikasitetit të strukturave të partisë Socialiste, me shtimin e 3 sekretariateve me disa qasje të reja në lidhje me drejtuesit e PS nëpër bashki. Megjithatë është kongresi që do vendosë, pasi ka diskutime të shumta lidhur me atë se çfarë është më e mira për t’u bërë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb