Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka folur sot për Faxnews në lidhje me punimet e Kongresit të PS, që po mbahet ditën e sotme.
Brahimaj tha se sot u diskutua për situatën e krizës ekonomike në vend, ndikimit të luftës në Ukrainë në vendin tonë si dhe për paketën e Rezistencës Sociale.
Brahimaj tha se qeveria po mbështet të gjitha shtresat në nevojë ndërsa tha se qeveria ka vendosur gjoba ndaj bizneseve që nuk kanë zbatuar vendimet e Komitetit të Transparencës.
Delina Ibrahimaj: Ne sot ishin më një panel me përfaqësues të ndryshëm të interesit, për shënmdetësinë, punësimin. Edhe nga pensionistë, bizneset, të rinjtë që duan të punësohen dhe punonjë të shëdetësisë, diskutime për politikat e zhvillimit dhe cfarë mund të bëjmë më mirë.
Ne folëm për situatën e krizës ekonomike, për situatën në Ukrainë, si ka ndikuar dhe kemi reaguar dhe rezistencën tonë dhe mbështetjen e kategorive dhe si do vazhdojmë politikat .
Si po implementohet paketa e rezistencës?
Brahimaj: Përfaqësuesit janë pjesë e popullatës që kanë përfituar, qoftë për bonuse, pensionistët janë duke marrë bonusin bashke me pensionin, paketa po shpërndahet, do zgjas 3 muaj, do vazhdoj mbështetja për çmimin e energjisë elektrike, ka filluar para luftës, ne përvec kësaj pakete, që prek personat që janë prekur nga kriza do të vazhdojmë të mendojmë se cfarë mund të bëjmë më shumë.
Kemi ndërmarrë gjoba për bizneset që nuk kanë zbatuar vendimet e komitetit, janë detyrim të zbatohen, penalitete ne fushën e hidrokarbureve.
Do ti qëndoijmë fort deri sa lufta të vazhdojë, qeveria nuk ndërhyn në cmimet e tregut, është situatë e jashtëzakonshme, duhet të bëjmë dicka ta përballojmë sa më mirë.
Afat për Bordin?
Brahimaj: Puna nuk ka një afat do të vi me përfundimin e luftës kur tregjet do të stabilizohen
Emër për presidentin?
Brahimaj: Nuk do të zgjidhet në bazë të gjinisë, në bazë të atributeve, jemi bërë në dijeni të procesit.
…
/faxweb
