Skip to content

Një palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Jenin

Një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Ministria tha në një deklaratë se pesë palestinezë të tjerë u plagosën kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor verior.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite bastisën kampin dhe rrethuan shtëpinë e Raad Hazem-it, njeriu i dyshuar për kryerjen e një sulmi me armë zjarri në Tel Aviv të enjten, në të cilin u vranë tre izraelitë.

Ushtarët izraelitë kërkojnë që familja e Hazem-it të lirojë shtëpinë për ta prishur atë, sipas dëshmitarëve.

Autoritetet izraelite zakonisht shkatërrojnë shtëpitë e sulmuesve të dyshuar palestinezë si formë ndëshkimi.
Burimi: AA