Është ndarë nga jeta ne moshën 92 vjeçare shkrimtari Kasem Trebeshina. Ai është shuar ne Turqi, ku edhe kishte zgjedhur të jetonte vitet e fundit. Trebeshina nisi të shkruajë e botojë në vitet ’50, por gjatë sistemit komunist botoi vetëm dy vepra.
 
Të gjitha veprat e tjera shkrimtari preferoi t’i botojë pas viteve ’90 me arsye shmangien e censurës në veprat e tij. Për një periudhë kohe, Trebeshina u konsiderua një shkrimtar disident, por letra dërguar Enver Hoxhës ku përflitej se autori kritikonte realizmin socialist, nuk u gjet asnjëherë. Veprat e tij më të njohura janë “Legjenda e asaj që iku”, “Historia e atyre që s’janë”, “Hijet e shekujve” e “Tregtari i skeleteve”. Kasem Trebeshina u shua një ditë më parë në Turqi, për arsye shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re