Skip to content

Votëbesohet Sekretariati i Partisë Socialiste, ja rezultatet për sekretarët

Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit të kësaj partie.

Në total votuan 284 anëtarë Asambleje nga 342 anëtarë. Nga votimi rezultoi se të gjithë sekretarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre.

Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ,, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në Kongresin e sotëm u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretariateve të rinj që do drejtohen nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin, Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

Votat si më poshtë vijon:

Blendi Klosi 280 votaEridian Salianji 262 votaEtjen Xhafaj 259 votaBlerina Gjylameti 258 votaLaert Duraj 256 votaEtilda Gjonaj 255 votaAnila Denaj 251 votaRomina Kuko 248 vota