Në Bashkinë e Selenicës ka nisur sot procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike për këtë degë.
Në garë janë dy emra, Leonard Rakipi dhe Gazmir Beqaj, ndërsa kryetari në detyre nuk është futur në garë. Në këtë degë votojnë 906 anëtarë ndërsa ajo që bie në sy është fakti që mbështetës të Bashes dhe Berishës janë bërë bashkë. Ndërkohë është aplikuar edhe sistemi i verifikimeve online të anëtarësisë.
Gjatë një prononcimi për mikrofonin e “Fax Neës” dy kandidatët për kryetar dege në Selenicë, Leonard Rakipi dhe Gazmir Beqaj kanë dhënë shembullin e bashkimit duke qëndruar së bashku gjatë gjithë procesit. Njëzëri ata bëjnë apel që demokratët të bashkohen në mënyrë që PD nga ky proces të dalë më e fortë dhe e bashkuar.
“Kjo është një pjesëmarrje masive dhe finalizimi që kemi nisur më herët si një proces që finalizohet me zgjedhjen e kryetarit të degës së PD-së. Sot në degën e Selenicës tregohet një bashkim i gjithë demokratëve pa dallim Basha dhe Berisha. Po bëjmë një proces shembullor. Kemi bërë një fushatë të mirë dhe anëtarët po marrin pjesë në votim”, u shpreh Leonard Rakipi.
“Falenderoj demokrattë e Selenicës, shikoj një pjesëmarrje masive. Jemi për bashkimin e PD sa më e fortë dhe dinjitoze. Ne jemi prej 90 demokratë, nuk jemi kush do fitojë në fund unë apo Leonard Rakipi, qëllimi ynë është të bashkojmë demokratët, mos kemi ndarje. Kemi kaluar sakrifica të mëdha. Ne i falenderojmë të gjithë të jemi së bashku nuk ka rëndësi kush është fitues. Ne jemi si të rallët, jemi dy kandidatët që rrinë bashkë duke treguar simbolin e bashkimit”, tha Gazmir Beqaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
