Dy grupe të rinjsh janë përplasur me njeri tjetrin në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë.
Sherri masiv mes tyre ka lënë një person të plagosur, I cili është transportuar në spital për të marrë ndihme mjekësore.
Policia mberriti shpejt në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti mes dy grupeve ku mësohet se vec grushtave janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse.
