Skip to content

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër

Një 49-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas burimeve policore P. Ll., 49 vjeç dhunonte në mënyrë të përsëritur bashkëjetuesen e tij, M.B.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i policisë: 

Gjirokastër

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb