Skip to content

“Xhelozë se mos Ukraina hyn në BE para nesh?”, Rama: Aspak, më shumë shqetësohem se mos vërtet e besojnë këtë gjë

“Më shumë do isha i shqetësuar se mos mbase ata (ukrainasit) vërtetë e besojnë se mund të anëtarësohen më shpejt në BE”. Kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama ndaj pyetjes së bërë nga gazetari gjerman lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në BE më para se vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: Pyetja se a ndihesh i shqetësuar se Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne që kemi vite që presim më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë vërtet jam i shqetësuar se mos Ukraina mendon se do hyjë më shpejt në BE. Do u thoja edhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që të mos e përdorin këtë sepse nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar sesi funksionon BE dhe sipas meje kjo nuk ndodh. Por edhe nëse do të ndodhte, nuk do bëheshim xhelozë nëse Ukraina do hynte para nesh në BE.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb