Skip to content

UKRAINË – Denysenko: Rusia fillon ofensivën në Donbas

Ofensiva e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar tashmë, deklaroi Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshëm të Ukrainës.

”Rusët po grumbullojnë forcat e tyre”, deklaroi ai.

”Sidoqoftë, nuk ka ende beteja të mëdha për të cilat është folur kaq shumë ditët e fundit. Por, në përgjithësi, mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”, shtoi Denysenko.

Denysenko raportoi shpërthime gjatë natës në rajonin e Dnipros dhe tha gjithashtu se ”bombardimet në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, vazhdojnë”.
Burimi: ATSH