Skip to content

Protesta masive në Pakistan në mbështetje të kryeministrit të shkarkuar Imran Khan

Imran Khan tha se dita e sotme shënoi fillimin e një “lufte për liri” kundër asaj që ai e quajti një “komplot i huaj i ndryshimit të regjimit”.

Islamabad: Kryetari i Tehreek-e-Insaf (PTI) i Pakistanit, Imran Khan, shprehu të hënën mirënjohjen për popullin e vendit për mbështetjen me protesta kundër rrëzimit të tij si Kryeministër i Pakistanit.
“Faleminderit të gjithë pakistanezëve për derdhjen e tyre të mahnitshme të mbështetjes dhe emocioneve për të protestuar kundër ndryshimit të regjimit të mbështetur nga SHBA, të nxitur nga (tradhëtarë) Mir Xhaferrët (Mir Xhaferr figurë historike pakistaneze që personifikon tradhëtinë) vendas për të sjellë në pushtet një grup mashtruesish. Shfaqjet që pakistanezët brenda dhe jashtë vendit i kanë refuzuar prerazi ”, shkroi Imran Khan në Twitter.
“Kurrë turma të tilla nuk kanë dalë kaq spontanisht dhe në një numër të tillë në historinë tonë, duke hedhur poshtë qeverinë e importuar të udhëhequr nga hajdutët”, tha ai në një postim tjetër në Twitter.

Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) të dielën organizoi tubime në disa qytete të vendit për të protestuar kundër shkarkimit nga kreu i qeverisë të kryetarit të partisë Imran Khan përmes një votimi të një mocioni të mosbesimit një natë më parë.
Më herët, Khan tha se dita e sotme shënoi fillimin e një “lufte për liri” kundër asaj që ai e quajti një “komplot të huaj të ndryshimit të regjimit”. Në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tij, ai tha se “është gjithmonë populli që mbron sovranitetin dhe demokracinë e vet”.

“Pakistani u bë një shtet i pavarur në 1947; por lufta për liri fillon përsëri sot kundër një komploti të huaj të ndryshimit të regjimit. Është gjithmonë populli i vendit që mbron sovranitetin dhe demokracinë e vet,” tha ai në një tjetër Tweet.
Zëdhënësi i PTI-së, Fawad Chaudhry, gjithashtu u kishte bërë thirrje njerëzve që të organizojnë protesta pas namazit të Jacisë, ndërsa foli për mediat në Islamabad më herët gjatë ditës. Ai tha se Khan nëse nuk drejtonte një lëvizje masive do të përbënte një “tradhti me politikën dhe kushtetutën e vendit”.
Partia më vonë nxori një orar të protestave të ndryshme që ishin planifikuar për qytetet në të gjithë vendin duke filluar nga ora 21:30, sipas gazetës Dawn.

Protesta në kryeqytet nisi nga Pika Zero, ku mbështetësit e PTI-së u mblodhën dhe valëvitnin flamuj ndërsa brohoritnin parulla në favor të ish-kryeministrit.
Votimi mbi mocionin e mosbesimit kundër qeverisë PTI të udhëhequr nga Imran Khan filloi në Asamblenë Kombëtare të vendit të shtunën vonë në mbrëmje, ku 174 anëtarë regjistruan votat e tyre në favor të rezolutës që rrëzoi Imran Khan.