Trupat izraelite hapën zjarr në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku u vranë katër palestinezë, në mesin e të cilëve dy gra, brenda një dite.
Një adoleshent palestinez, i cili u qëllua dhe u plagos rëndë nga plumbat e vërtetë gjatë një bastisjeje të forcave izraelite në qytetin Jenin, ka vdekur dje.
Mohammed Zekarine, i cili u qëllua dhe u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë me municion të vërtetë, ka vdekur, thanë burimet shëndetësore palestineze.
Ushtria izraelite kreu dy bastisje të ndara në qytetin verior Jenin të Bregut Perëndimor gjatë fundjavës dhe hapi zjarr ndaj palestinezit Mohammed Ali Guneym në qytetin Al-Hadar, pranë Betlehemit në Bregun e okupuar Perëndimor.
Pranë qytetit të Betlehemit ushtarët izraelitë plagosën një palestineze 47-vjeçare, Gade Sebatin për mosbindje ndaj urdhri “ndal”. Gruaja, e cila dukej se ishte e paarmatosur, vdiq në spitalin ku u dërgua për trajtim.
Gjithashtu, në qytetin Al-Halil, ushtarët izraelitë vranë një grua palestineze për sulmin e dyshuar me thikë.
Nga ana tjetër, në rrugën Bir Seba në qytetin Al-Halil në jug të Bregut Perëndimor, të rinjtë palestinezë dogjën goma, hodhën fishekzjarre dhe mbajtën demonstrata në mbështetje të qytetit Jenin.
Dhjetëra njerëz u plagosën në përleshjet mes trupave izraelite dhe palestinezëve në zonë.
Ndërkohë, Kryeministri palestinez Istiyye dënoi vrasjen e palestinezes Gade Sebatin nga trupat izraelite pranë qytetit të pushtuar të Betlehemit në Bregun Perëndimor, ndërsa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndalojë Izraelin.
Bashkimi Evropian (BE) gjithashtu postoi një mesazh ngushëllimi pasi ushtria izraelite qëlloi për vdekje palestinezen Gade Sebatin, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Një mesazh i postuar në llogarinë e BE-së në Twitter thoshte se janë shumë të befasuar nga vrasja e palestinezes nga forcat izraelite të sigurisë pranë Betlehemit.
“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e gruas së vrarë palestineze”, thuhet në deklaratë.
Përdorimi i forcës së tepruar dhe vdekjeprurëse kundër një civili të paarmatosur është i papranueshëm dhe kërkon një hetim të menjëhershëm dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë.
Burimi: TRT SHQIP
