Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën kur një varkë u përmbyt në brigjet e Libisë, njoftoi të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
IOM njoftoi në Twitter se një varkë prej druri u përmbyt të hënën pranë Surmanit ndërsa në të ndodheshin 20 emigrantë.
“Dy persona u shpëtuan, katër trupa u nxorën, ndërsa 14 prej tyre janë të zhdukur”, shtoi Agjencia e OKB-së.
Sipas IOM-it, të paktën 475 persona kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror që nga fillimi i vitit.
Burimi: AA