Skip to content

Japonia vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshirë edhe vajzat e Putinit

Japonia sot miratoi më shumë sanksione kundër rusëve, duke përfshirë edhe dy prej vajzave të presidentit Vladimir Putin, për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

“Për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm të krizës, për të realizuar armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës, vendi ynë duhet të vendosë sanksione të ashpra kundër Moskës duke punuar me komunitetin ndërkombëtar”, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi qeveritar, Hirokazu Matsuno.

Ndër personat më të rinj të sanksionuar është gruaja e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Me këtë, numri i individëve, përfshirë personelin ushtarak, të sanksionuar nga Japonia për shkak të luftës është rritur në 499.

Më herët, Japonia kishte vendosur sanksione ndaj Putinit, Lavrovit dhe zyrtarëve të tjerë rusë, përveç ngrirjes së aseteve të 28 organizatave ruse, duke përfshirë huadhënësit Sberbank dhe Alfa Bank dhe kompani të lidhura me ushtrinë.

Japonia gjithashtu ka ndalur investimet e reja në Rusi, ndërsa disa kompani japoneze kanë ndërprerë operacionet në vend.
Burimi: AA