Skip to content

Akuza se ka marrë financim nga bankieri i njohur paraguajan, Alibeaj: Fantazi e sëmurë, nuk më shantazhojnë dot

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për disa lajme dhe akuza që qarkulluan dje në mediar, se ai ka marrë mbështetje financiare nga një prej bankierëve më të njohur të Paraguajit, Carlos Fernández Valdovinos, njëkohësisht ish-presidenti i Bankës Qendrore të këtij shteti.

Alibeaj i quajti këto akuza një fantazi të sëmurë, dhe tha se ai është politikan i pashantazhueshëm.

“Duhet të kesh fantazi të sëmurë që të shkosh deri në Pasraguai, duhet të mësohen me faktin që ka edhe politikanë të pastër dhe të pashantazhuar. Jemi në një mbledhje që në fokus do të jetë bashkimi  i Partisë Demokratike”, tha Alibeaj në hyrje të selisë.

Diplomati paraguajan, Blas Oddone dhe gazetari vendas Pedro Escobar Medina u bënë dje thirrje institucioneve që të nisinin hetimet për Alibeajn, për mbështetjen financiare që ka përfituar nga vendi i tyre. Ata e konsiderojnë Alibeajn, një politikan shqiptar, të korruptuar.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të hetojë mbështetjen financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos dhënë politikanit të korruptuar shqiptar Enkelejd Alibeaj,”– shkruante Blas Oddone.

“Ministria Publike e Republikës së Paraguajit duhet të marrë në konsideratë të hetojë mbështetjen e mundshme financiare dhe bankare të Carlos Fernández Valdovinos, që supozohet të jetë dhënë për politikanin shqiptar Enkelejd Alibeaj,” shtonte Pedro Escobar Medina.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb