Ministria e arsimit ka marrë vendimin për vlerësimin psiko –social të mësuesve në mënyrë periodike si një mënyrë për parandalimin e episodeve të dhunës.
Për të folur për këtë çështje Faxnews ka zhvilluar një intervistë me ekspertin e arsimit Qemal Çejku, i cili shprehet se ky vlerësim është një fyerje për sistemin arsimor.
Ndër të tjera ai shtoi se një vlerësim i tillë nuk i ndihmon aspak mësuesit, të cilët janë të ngarkuar tej mase.
“Vendimi i cuditshëm që na lenë edhe pa fjalë, është marrë një vendim në vitin 2016 që të bëhet testimi i gjithë sistemit arsimor dhe në fund nuk u morr vesh se për cfarë , sistemi arsimore patjetër që ka edhe problem por kjo nuk do të thotë të fyesh sistemin arsimor, pa një bazë dhe në fund të ditës nuk e di se kush është produkti përveçse një ofendim që i bëhet sistemit arsimor. Të bësh një testim të atillë do të thotë të masësh të gjitha etapat, formimin, ecjen.
Ministria nuk e ka bërë të qartë se si do bëhet. Këto mund të bëhen nga vetë shkollat, inspektoriatet, nga vetë drejtuesit e shkollës, pasi shkojnë në orën e mësimit, dëgjojnë edhe orët teknike dhe mësuesi do të japë atë cfarë ka dhe ekspertët mund të dallojnë problematikën
Sot mësuesin e kemi ngarkuar shumë me projekte detyra.
Detyra e mësuesit është tejkaluar, ai preokupohet për cështjet burokratike. Janë disa aspekte që një mësues e bëjnë mësues”– u shpreh ai.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
