Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, tha se duhet të bëjnë më të mirën që të mos përjetohet pauzë në negociatat me Turqinë.
Në një fjalim në parlamentin e Armenisë, Pashinyan vlerësoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë.
Duke bërë të ditur se kanë kuptuar të gjitha rreziqet në negociatat me Turqinë, Pashinyan theksoi se pavarësisht çdo gjëje beson se me “Ankaranë duhet të vazhdohen negociatat dhe të ndërtohet dialogu”.
“Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që të mos përjetohet pauzë në negociatat me Turqinë. E Kuptojmë që rezultatet e procesit mund të mos jenë aq të shpejta dhe këtë ia shpjegojmë edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Por nëse nuk ka rezultate të shpejta ka rrezik që të përjetohet pauzë. Duhet të përparojmë me hapa të vegjël për të parandaluar këtë lloj pauze. Partnerët tanë ndërkombëtarë mbështesin plotësisht normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni”, deklaroi kryeministri armen.
Burimi: AA