Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se fryma e bashkimit në bazë do të vazhdojë dhe nuk do të pengohet nga askush.
“Mbledhja përfundoi. U diskutua për ecurinë e procesit deri tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar që marrin persona të caktuar dhe i thonë që të mos bashkëpunojnë, nuk po funksionon. Ka pasur probleme në Lushnje, se para zgjedhjeve ka pasur një ujdi para fushatës. Ujdia ka funksionuar për fushatën, tani vetëm vota e vota. Mund të ketë probleme dhe në segmente të tjera. Psh. Lefter Gështenja tha dje, shprehu një mendim, është rënë dakord që të ndërhyret me odit që ku ka parregullsi të ndryshohet.”
