Skip to content

Vijon moti i qëndrueshëm, ja si parashikohen të jenë temperaturat sot

Ditën e enjte do të vijojë moti i qëndrueshëm.

Përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 23°C

në zona e ulëta 7 deri 26°C

në zona bregdetare 9 deri 25° C