Në prag të çeljes së sezonit turistik bashkia e Durrësit pastron bregdetin nga leshterikët dhe do të nis plugimin e rërës.
Që prej fillimit të muajit mars ndërmarrjet e pastrimit të qytetit janë mobilizuar për të pastruar zonat që tërheqin më shumë turistë, deri më tani është pastruar plazhi i Durrësit si dhe zona e Kepit të Rodonit.
Janë hequr sasi të konsiderueshme të leshterikësh si dhe mbetje të akomuluar në breg të detit.
Në javët në vijim do të bëhet plugimi dhe dizinsektimi i rërës për të siguruar një mjedis të pastër për turistët vendas dhe të huaj.
Pavarësisht punës së bërë në disa zona vijon të ketë mbetje dhe leshterikë të cilat priten të tërhiqen në ditët në vijim.
Ndryshe nga herët e tjera qytetarët jashtë kamerave shprehen të kënaqur me punën e bërë, por kërkojnë që puna të vijojë e pandërprerë gjatë gjithë sezoni.
“Më duket mirë, diell boll, gjitha të mirat. Këtu është shumë mirë. Janë këto mbetjet, krejt është ok. Pastërtia problem, muzika e lartë jo, duket sh mirë.
“Shumë mirë, e kanë pastruar këto javë, ska tre ditë që e kanë pastruar, nuk na shqetëson. Gjithë të mirat i kemi”
“ Deri tani duket shumë gjendja e mirë. Pastrimin po e bëjnë përditë, komunalja po i mbledh të gjitha plehrat.”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
