Skip to content

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë: Rusia ka armë nukleare në rajonin e Baltikut

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, pretendoi se Rusia posedon rezerva të armëve bërthamore në rajonin e Baltikut.

Për agjencinë estoneze të lajmeve BNS, ministri Anusauskas ka folur mbi deklaratën e Rusisë se mund të dërgojë armë bërthamore në rajonin e Baltikut.

Ai ka theksuar se pretendimet në fjalë janë “të çuditshme”, duke pohuar se “ka armë bërthamore në rajonin e Kaliningradit” në bregun rus të Detit Baltik, i cili është 100 kilometra nga kufiri jugor i Lituanisë.

Kaliningrad, i cili nuk ka lidhje tokësore me Rusinë, është një sipërfaqe prej 15 mijë kilometrakatrorësh mes Lituanisë dhe Polonisë.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, statusi jo-bërthamor i shteteve baltike nuk do të mund të diskutohet më.
Burimi: AA