Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren dhe larg syrit të medias. Sot ishte në Berat, ku zhvilloi një takim me disa demokratë.

Një ditë më parë ishte në Mirditë, Shkodër e kështu me radhë. Diskutimet janë me grupe të vogla demokratësh që i qëndruan besnikë Bashës deri në fund.

Javë më parë ai deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike, por lëvizjet e tij në bazë tregojnë se ai ka një plan B për të rimarrë drejtimin e opozitës.

Thjesht tani është duke pritur me siguri të gabojë Sali Berisha ose ndërkombëtarët i kanë premtuar dicka që për momentin është sekret. Mbetet të shohim cfarë do të ndodhë në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re