Skip to content

Kalin: Turqia do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ekuilibruar në këtë periudhë kritike

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë që shpërtheu më 24 shkurt, tha: “Turqia do të mbajë qëndrimin e saj të ekuilibruar dhe do të vazhdojë iniciativat e saj të shumanshme për të vendosur paqen, stabilitetin, sigurinë dhe drejtësinë në këtë periudhë kritike”.

Ibrahim Kalin, në një postim të bërë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se kriza në Ukrainë vazhdon të thellohet.

“Gabimet e ndërsjella, kërkimi i një ekuilibri të ri të fuqisë dhe llogaritjet afatshkurtra të interesit, në planin afatmesëm, do të shkaktojnë humbje të mëdha strategjike dhe drama njerëzore. Kemi hyrë në një epokë të re të luftës së ftohtë. Pasojat e kësaj lufte do të zgjasin për dekada. Ekuilibra të rinj do të vendosen në çdo fushë, nga siguria ushqimore dhe energjetike deri tek dinamikat gjeopolitike dhe aleancat rajonale. Turqia do të mbajë qëndrimin e saj të ekuilibruar dhe do të vazhdojë iniciativat e saj të shumanshme për të vendosur paqen, stabilitetin, sigurinë dhe drejtësinë në këtë periudhë kritike”, shkroi Kalin.
Burimi: TRT SHQIP