Skip to content

Zjarri i madh përfshin një banesë dy katëshe në Gjirokastër (FOTO)

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër. Faxnews mëson se zjarri ka përparuar shumë ndërsa fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Burime bëjnë me dije se zjarrin dyshohet mund ta ketë vendosur vajza e shtëpisë, pasi është me probleme të shëndetit mendor.

Zjarrikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb