Skip to content

45 vjeçari i vë flakën derës së Bashkisë së Librazhdit

 

Një ngjarje e paprecedente është regjistruar natën mes të mërkurës dhe të enjtes në qytetin e Librazhdit.

POlicia bëri të ditur se një 45 vjecar I ka vënë flakën derës së jashtme të institucionit të bashkisë së këtij qyteti.
Forcat e rendit sqaruan se si pasojë e flakeve është djegur pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Autori I dyshuar i zjarrvënies në deren e bashkisë është shtetasi Artan Balla I cili është shpallur në kërkim por nuk janë bërë të ditura arsyet se përse mund ta ketë kryer këtë akt.