Publikohet platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, në të cilën parashtron hapat për zgjidhjen e ngërçit në PD dhe bashkimin e demokratëve.
Kreun e grupit parlamentar të PD-së propozon certifikimin e anëtarësisë aktuale, si dhe rikthimin e të përjashtuarve apo pezulluarve nga partia në 12 janar.
Po ashtu, ai apeloi me forcë shmangien e gjuhës së urrejtjes dhe përcarjes mes demokratëve, dhe i bëri thirrje secilit anëtar të partisë të reflektojë dhe të heqë dorë nga çdo pozicion i deritanishëm përçarës mes demokratëve.
