Prej 11 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, që u mbyt në lumin Fan.
Pavarësisht kërkimeve të forcave policore dhe polumbarëve, familjarët bëjnë apel që të ndërhyet me mjete të specializuara.
Sipas tyre duhet ndërhyrë nga forcat dhe reparte rajonale.
Familja Laska prej ditësh ka hapur dyert e motit edhe pse trupi i vogëlushit nuk është gjetur ende.
Trupat e forcave të repartit FNSH Shkoder vijojneë kërkimet në dy anët e lumit Fan, ndërsa pak forca nga reparti special Vlore janë duke kërkuar në ujëmbledhesin e Hec- it në Resp.
Sakaq dhe banorët e zones kane humbur shpresat e tyre gjatë kerkimeve me mjete rrethanore. E vetmja shpresë mbetet ndërhyerja me mjete dhe forca të specializuara, nga vendet e rajonit apo dhe ballkanit, pëe gjetjen e 10 vjeçarit, të zhdukur 11 dite më parë në ujërat e lumit Fan.
“Kërkimet kanë qenë por jo me mjetet e duhura. Unë kërkoj që të gjendet nëse shteti ka ndonjë pajisje të sofistikuar për të gjetur trupin e 10 vjecarit. Ky lum është përbindësh, ka rrjedhën por ka edhe digën që do mjete të specializuara. I bëj thirrje shtetit që nëse si ka këto pajisje të kalojë përtej kufijve. Kur ka raste të tilla shteti shkon në Kroaci dhe Greqi dhe vende të tjera. Ne fëmijën e kemi më lumë, më shumë forca”– u shpreh një familjar i 10-vjeçarit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
