Skip to content

Pak ditë pas publikimit, kënga e Era Istrefit më e dëgjuara në këtë shtet

Era Istrefi është rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze.

Këngëtarja shqiptare solli “Bebe” të realizuar me videoklip dhe mori pëlqyeshmëri të madhe.

Në pak ditë, suksesi u pa edhe në mijëra klikime në “Youtube”, por projekti duket se i ka kaluar pritshmëritë.

“Bebe” po qëndron e para, si kënga më e dëgjuar në Zvicër momentalisht. Lajmi është bërë i ditur më anë të një postimi të shpërndarë nga 27 vjeçarja në InstaStory.

“Bebe” është projekti i parë i Istrefit i publikuar nën menaxhimin e “LEAF Managment”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb