Skip to content

Situata e COVID/ 53 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 1045 testime kanë rezultuar 53 qytetarë të infektuar me COVID-19.

 

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete ndërsa janë  shëruar 56 persona në 24 orët e fundit.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,045 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:27 në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (15 Prill 2022)

Raste të reja ditore 53Të shëruar në 24 orë 56Të shtruar në spitale 9Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1,045

Testime totale 1,791,315Raste pozitive 274,429Raste të shëruara 270,566Raste Aktive 368Humbje jete 3,495

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 211Vlorë 35Fier 22Korçë 21Elbasan 19Gjirokastër 18Berat 18Shkodër 14Durrës 8Kukës 2