Është përkujtuar sot në qytetin e Kukësit 23 vjetori i zhvendoses masive me dhunë të rreth 1 miljon kosovarëve nga regjimi i Sllobodan Milloshoviçit në luftën e Kosovës së vitit 1999.
Peshën më të madhe të pritjes së të zhvendosurve në zonat kufitare e luajti qarku i Kukësit, ku vetëm në qytetin e Kukësit u strehuan 420 mijë kosovarë.
Çdo vit më 16 Prill kosovarët nisin marshimin nga qyteti i Mitrovicës e deri në Kullën e Mikpritjes në qytetin e Kukësit. Ata u pritën në shenjë simbolike në kufirin e Morinit nga nënkryetari i bashkisë Kukës Granit Gjana.
Në fjalën e tyre zyrtarët vendorë u shprehën se Shqipëria do të jetë e gatshme gjithnjë, për të ndihmuar Kosovën, dhe e anasjellta.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët lufta i detyroi që të braktisnin shtëpitë e tyre.
“Kam ndejt në Kukës, ka qenë boll e vështirë”, shprehet një prej qytetareve të Kosovës, që u strehua në Kukës, ndërkohë që mirënjohja është e madhe.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
