Skip to content

Zelensky: 3 000 ushtarë ukrainas të vdekur në luftën Rusi-Ukrainë

Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se zyrtarët ukrainas besojnë se rreth 2 500 deri në 3 000 trupa ukrainase kanë vdekur deri më tani në luftën me Rusinë.

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se rreth 10 000 trupa ukrainase janë plagosur.

Vlerësimet perëndimore supozojnë se nga pala ruse mund të kenë vdekur disa mijëra trupa. Moska kohët e fundit njoftoi rreth 1 350 ushtarë të vrarë në radhët e saj.

I pyetur për videot e publikuara këtë javë që tregojnë vdekjet dhe shkatërrimin në Ukrainë, Zelensky tha:“Më duhet të shikoj si president i shtetit, ku shumë banorë kanë vdekur dhe kanë humbur të dashurit e tyre, dhe miliona civilë duan të jetojnë”.

“Të gjithë ne duam të luftojmë. Por ne të gjithë duhet të bëjmë çmos që kjo luftë të mos jetë e pafund. Sa më e gjatë të jetë kjo luftë, aq më shumë humbje do të ketë. Të gjitha këto humbje do të jenë njësoj”, shtoi ai.
Burimi: ATSH