Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka uruar qytetarët e krishterë me rastin e Pashkëve.
Në mesazhin që publikoi me rastin e Pashkëve, presidenti Erdogan shkroi: “Vendi ynë, ku secili mund të jetojë lirisht besimin, kulturën dhe traditën e tij, ky kombi i ynë që është i lidhur me ndjenjat e vëllazërisë dhe solidaritetit, vazhdon të jetë një shembull unik për të gjithë botën. Si anëtarë të një qytetërimi me rrënjë të thella, që është pasuruar nga kontributet e jashtëzakonshme të secilit anëtar të kombit tonë nga e kaluara në të tashmen, ne do të vazhdojmë të ecim me besim drejt së ardhmes në paqe dhe qetësi. I uroj fat qytetarëve tanë të krishterë dhe të gjithë të krishterëve, me të cilët ndajmë gëzimin që ndjejnë me rastin e Pashkëve”.
Burimi: AA
