Skip to content

Atentat i sajuar? Paplekaj flet për Fax News: Shënjestra nuk kam qenë unë, s’kam nevojë për azil se kam letra të huaja

Që prej plumbave me armë zjarri që u lëshuan në drejtim të mjetit të tij të shtunën, Orlando Paplekaj ka preferuar që të mos flasë për mediat, duke pretenduar se ai nuk ka qenë objektiv i atentatit.

Pas disa versioneve që janë hedhur, referuar dhe grupit hetimor, në lidhje me një inskenim të ngjarjes, apo marrëdhëniet familjare të Paplekajt me vëllezërit Haxhiaj të vrarë në Durrës, i riu ka reaguar për Fax News, duke thënë fjalën e tij.

Paplekaj është shprehur se ai nuk ka pasur asnjë konflikt të hapur, dhe se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale, pasi objektivi mund të ketë qenë dikush tjetër.

Orlando Paplekaj thotë: Në momentin që u bë atentati kamionçina ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty. Në këtë moment kaloi një person tjetër pranë kamionçinës dhe në këtë moment u qëllua me armë.

Unë personalisht mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij personi tjetër. Kam frikë mos është një atentat ose paralajmërim ndaj punëdhënësit tim pasi unë nuk kam asnjë konflikt. Nuk ka asnjë inskenim për azil pasi jam me letra te huaja.

As nuk është e vertete qe ngjarja mund te kete lidhje me punen e tim ati qe eshte polic apo punen time si roje sigurie. Deklarata ime ne polici i qendroj faktit qe nuk e kam idene se kush eshte motivi i ketij atentati. policia me pyeti edhe per personin tjeter qe ndodhej aty prane une nuk e njihja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb