Skip to content

Prokuroria e Elbasanit ‘përcjell’ në SPAK Nuredin Dumanin

Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën dhe dorëzon në SPAK dosjen në ngarkim të Nuredin Dumanit. Hetuesit kanë ngritur akuzën e grupit kriminal dhe prandaj dosja ka mbërritur në SPAK.

Nuredin Dumani u arrestua i plagosur mbrëmjen e 29 Marsit në qytetin e Fierit, pasi kishte shkëmbyer zjarr me persona ende të paidentifikuar në zonën e Papërit në Elbasan.

Dyshohet se personi që ka qëlluar mbi Dumanin është shtetasi Talo Çela, një prej 5 personave më të kërkuar aktualisht nga ana e policisë.

Vetë Dumani dyshohet si autor i të paktën 5 vrasjeve të ndodhura në Elbasan dhe Durrës, ndërkohë që pikënisja duket se është përplasja për ndarjen e parave të një prej grabitjeve të Rinasit.

Dumani ishte fshehur për një kohë të gjatë në Kosovë, ku kishte nisur edhe bashkëjetesën me një vajzë në moshë të re.

Lexo edhe lajmin:

Operacioni i RENEA-s në Fier, arrestohet i shumëkërkuari Nuredin Dumani, organizoi atentatin e sotëm ndaj Talo Çelës

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb