Forcat izraelite plagosën dy palestinezë në veri të Bregut Perëndimor, i cili është nën pushtim nga Izraeli.
Forcat izraelite kanë bastisur vendbanimin Al-Yamun, që ndodhet pranë qytetit verior të Jenin-it në Bregun Perëndimor. Ata hynë në shtëpitë e shumë palestinezëve. Ushtarët izraelitë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe të vërtetë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dy palestinezë u qëlluan me plumba të vërtetë në Al-Yamun.
Mësohet se të plagosurit janë në gjendje kritike. Ata janë plagosur në kokë, qafë dhe shpinë.
Tensionet në territoret palestineze kanë qenë në rritje që kur forcat izraelite bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Al-Quds, të premten, duke plagosur qindra besimtarë.
Burimi: AA